Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u vra mbrëmë në Baks të Skenderajt

Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u vra mbrëmë në Baks të Skenderajt

10:18, 24/07/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, me ç’rast mbeti i vdekur një person.

Personi që vdiq është Besim Musliu, 47-vjeçari i cili do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Baks.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur familjarë, miq, shokë, Më pikëllim dhe dhimbje të thellë ju njoftoj se ka ndërruar jetë Besim Musliu. Lutemi që Allahu ta shpërblej me xhehnet në botën e amshueshme. Gjithmonë do të mbetesh në mendjet dhe zemrat tona me i dashurin ynë. Varrimi do të mbahet sot me date 24.07.2022 ne ora 17:00, në varrezat e fshatit Baks. Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco