Zjarre të shumta në Mitrovicë, Policia njofton se janë evakuuar disa familje

Zjarre të shumta në Mitrovicë, Policia njofton se janë evakuuar disa familje

09:42, 24/07/2022

Shqetësuese ka nisur të bëhet situata e përhapjes së zjarreve në vendin tonë.

Raportime për zjarre të shumta mbrëmë pati edhe nga rajoni i Mitrovicës

Zjarret përfshinë mbrëmë edhe pyllin e fshatit Cërrnushë të Mitrovicës, ku u rrezikuan edhe disa objekte banimi.

Lidhur me këtë situatë pati një deklarim edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, banorët e dy shtëpive të cilët rrezikoheshin nga zjarri janë evakuuar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy shtëpive janë larguar”, thuhet në raport.

Gjithashtu u theksua se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipet e zjarrfikësve.

E në ndihmë për të shuar këto zjarre dolën edhe FSK dhe KFOR-i, transmeton lajmi.net.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht  por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco