Mediu: Me miq të jashtëzakonshëm, që çliruan Kosovën dhe ndihmuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Mediu: Me miq të jashtëzakonshëm, që çliruan Kosovën dhe ndihmuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

09:34, 24/07/2022

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një darkë me miq, gjeneralë dhe ish-kryeministra, miq të Shqipërisë dhe Kosovës.

‘Kënaqësi të kisha mysafir për darkë, miq të jashtëzakonshëm nga SHBA: Kanada dhe UK.

Gjeneralët Uesley Clark dhe Jim Jones të dy ish komandant Supren të NATOs, miq të vërtetë të shqiptarëve.

Gjenerali Clark komandanti NATOs që drejtoj luftën për çlirimin e Kosovës nga pushtimi dhe gjenocidi Serb.

Gjenerali Jones nga Pentagoni si këshilltar ushtarak i Sekretarit Cohen. Më tej si komandant Suprem i NATO-s mbështeti reformat në Forcat e Armatosura dhe si Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Obama anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

Po ashtu me ish Kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper i cili mbështeti dhe ndihmoj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kryetar i IDU ku është anëtare Partia Republikane.

Liam Fox deputet Britanik, ish-Ministri Mbrojtjes si dhe ish-Ministër për tregtinë ndërkombëtare, një nga përfaqësuesit më në zë të konservatorëve Britanik.

Ndamë shqetësimin e përbashkët për ndikimin Rus dhe Kinez në rajon, si dhe përpjekjet për të rikthyer tensionet dhe konfliktet në rajonin e Ballkanit’, shkruan kreu i republikanëve, Fatmir Mediu në një postim në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco