MPB: Qytetarët që kthejnë targat në RKS para 30 shtatorit kanë shumë lehtësira

MPB: Qytetarët që kthejnë targat në RKS para 30 shtatorit kanë shumë lehtësira

09:05, 24/07/2022

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 1 gushti deri më 30 shtator 2022, do të fillojë regjistrimi i targave ilegale në RKS, nëpër të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Sipas MPB-së, brenda këtij afati të gjithë ata që kanë targa ilegale do të kenë mundësi që me kthimin në RKS të jenë përfitues të shumë lehtësirave.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim”, thuhet në njoftimin e MBP-së.

Kujtojmë se ditë më parë, qe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili përmes një video mesazhi i ftoi të gjithë qytetarët që kanë targa ilegale t’i ndërrojnë me ato legale, RKS.

Si lehtësirë, Kurti tha se është mosdoganimi për regjistrimin e parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco