Arrestohet i dyshuari në Prizren, shqetësonte një femër duke i shkruar me adresa të ndryshme në rrjete sociale

Arrestohet i dyshuari në Prizren, shqetësonte një femër duke i shkruar me adresa të ndryshme në rrjete sociale

08:48, 24/07/2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin për ngacmim seksual.

Ai dyshohet se në vazhdimësi e kishte shqetësuar viktimën femër, duke i shkruar mesazhe nga adresa të ndryshme në rrjete sociale.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco