Një i vdekur, dy të plagosur dhe një i arrestuar

Një i vdekur, dy të plagosur dhe një i arrestuar

23:32, 23/07/2022

Njëri nga të plagosurit në Skenderaj më saktësisht në fshatin Baks po konsiderohet si i dyshuar për vrasjen e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme.

Policia e Rajonit të Mitrovicës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur rreth orës 19 në Skenderaj.

Sipas policisë, fillimisht është marrë informacioni disa persona ishin përfshirë në një konflikt në të cilin pati edhe të shtëna me armë.

Tre persona ishin plagosur ndërsa njëri nga ta nuk kishte arritur që t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka vdekur.

Dy persona kishin kërkuar fillimisht tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe një tjetër në Drenas.

Njëri nga të plagosurit që kishte kërkuar mjekim në Skenderaj kishte vdekur dhe vdekjen e tij e kishte konfirmuar mjeku kujdestar.

I plagosuri i dytë ishte transferuar në Shërbimin Spitalor më saktësisht në QKUK.

Ndërkohë siç njofton policia ka marrë informacion se një person tjetër (i plagosuri i tretë) kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK.

Për të njëjtin policia thotë se mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast.

“Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se, Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet  e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco