Moti për nesër në Kosovë

Moti për nesër në Kosovë

23:22, 23/07/2022

Nesër do të mbajë mot me diell dhe vapë, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

 

 

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco