Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e të plagosurve në Skenderaj

Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e të plagosurve në Skenderaj

22:00, 23/07/2022

Një person ka mbetur i vdekur dhe të dy të tjerë të plagosur, si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në fshatin Baks të Skenderajt.

Doktoresha kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, për Klankosova.tv theksoi se gjendja e të plagosurve është stabile

“Gjendja e dy të plagosurve që kanë ardhur nga Skenderaj është stabile, derisa do të lëshohen së shpejti në shtëpi”, është shprehur Basholli.

“Njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë, teksa tjetri në pjesën abdominale”, shtoi ajo.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësja për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana

“Sot me datën 23. 07.2022, rreth orës 19: 04 është raportuar për një mosmarrëveshje në fshatin Baks- Skenderaj, ku kemi tre te plagosur, njeri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy te plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco