Orban: BE po përpiqet të imponojë vlerat e huaja

Orban: BE po përpiqet të imponojë vlerat e huaja

21:22, 23/07/2022

Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një fjalimi në një forum vjetor në Rumani ka kritikuar aleatët perëndimorë, për të cilët ai pretendon se po përpiqen të imponojnë vlera të huaja në vendin e tij dhe gjithashtu strategjinë e BE-së dhe SHBA-së ndaj Ukrainës.

“Forca, performanca, prestigji dhe aftësia për të vepruar e qytetërimit perëndimor janë në rënie”, tha sot Orban, politikani i krahut të djathtë dhe miqësor ndaj Moskës para mijëra mbështetësve në qytetin turistik rumun të Baile Tusnad.

Orban e përshkroi veten si një mbrojtës i identitetit kulturor dhe politik të Hungarisë nga burokratët në Bruksel.

Orban preku gjithashtu luftën në Ukrainë, duke kritikuar Perëndimin për injorimin e shqetësimeve të sigurisë së Rusisë përpara se Moska të niste pushtimin.

“Me presidentin amerikan Donald Trump dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha ai, i udhëhequr nga vlerësimi se këta politikanë do të kishin ndjekur politika miqësore ndaj Rusisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco