Vetëvendosje thotë se shefi i kabinetit të Shaqir Totajt ka kërcënuar një zyrtare të Urbanizmit

Vetëvendosje thotë se shefi i kabinetit të Shaqir Totajt ka kërcënuar një zyrtare të Urbanizmit

19:25, 23/07/2022

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po pretendon se shefi i kabinetit të Shaqir Totajt, Nehat Elshani, ka kërcënuar një zyrtare të Drejtorisë së Urbanizmit në këtë komunë.

Sipas një komunikate për media, pretendohet se Elshani ka kërcënuar zyrtaren në lidhje me një leje ndërtimi.

“Është kërcënuar fizikisht dhe fyer rëndë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit XH.GJ. nga shefi i kabinetit te Kryetarit të Komunës, i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj kërkonin të jepej leje ndërtimi një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi”, pretendohet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Ndërsa në anën tjetër kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një përgjigje për KALLXO.com, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Në drejtorinë e Urbanizmit ka hapësirë për përmisim të performancës, prandaj nga ata në kontinuitet kërkohet ngritje e përformancës. Kërkohet dhe insistohet që kërkesat për leje të trajtohem konform ligjit dhe me kohë të jepet përgjigje. Investitorët serioz nuk duhet maltretuar me byrokraci të tepërt. Kjo është e tëra, çdo gjë tjetër është improvizim dhe spekulim”, ka thënë Totaj për KALLXO.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco