Grandi, vendi i ekspozitave të artistëve bashkëkohorë me renome botërore

Grandi, vendi i ekspozitave të artistëve bashkëkohorë me renome botërore

19:03, 23/07/2022

Nga e enjtja e 21 korrikut, e deri më 31 të këtij muaji, Prishtina do të frymojw ndryshe nga një festival që nuk e ka askush në rajon.

“Ramë Lahaj International Opera Festival”, vjen me edicionin e dytë, me emra të mëdhenj nga skena vendore, e ajo botërore.

Themelimi i një ure mes skenës kosovare, e asaj ndërkombëtare, është synimi i madh i tenorit kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Në konferencën e përbashkët për media, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh i lumtur që ky festival po shënon edicionin e dytë në kryeqytet.

Ndërsa, Ministri  i Kulturës, Hajrullah Çeku, shtoi se festivali po kontribuon edhe në themelimin e institucioneve muzikore, sikurse Opera e Kosovës. Derisa shtoi, se Kosova që nga viti i kaluar ka bërë hapa kontrekte në themelimin e këtij institucioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco