Në këto temperatura të larta, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm

Në këto temperatura të larta, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm

17:00, 23/07/2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka apeluar për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Përmes një reagimi në Facebook kompania e ujësjellësit përmes shpenzimit racional të ujit ka thënë se i mundësohet secilit konsumator që të ketë furnizim me ujë në këtë kohë me temperatura të larta.

Tutje në reagimin e kompanisë thuhet se temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë dhe keqpërdorime të larta.

Postimi i plotë:

Kërkesë  për shpenzim racional të ujit të pijshëm

Prishtinë, 23 korrik – Sot, si gjithnjë, kërkojmë shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Të ua mundësojmë secilit konsumator të ketë furnizim me ujë, në këtë kohë me temperatura mjaft të larta.

Kontribuo në përdorim të drejt të ujit të pijshëm!

Në çdo pikë trajtimi , në të gjitha qytetet, po trajtojmë ujë me kapacitet maksimal.

Pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje ,temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht  të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta.

Kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë.

Ujë për të gjithë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco