Deklarata e Metës para deputetëve kosovarë: Rrënjët Shqipëri-Kosovë janë të lidhura nga Skenderbeu tek Adem Jashari

Deklarata e Metës para deputetëve kosovarë: Rrënjët Shqipëri-Kosovë janë të lidhura nga Skenderbeu tek Adem Jashari

12:37, 22/07/2022

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, ka falënderuar institucionet kosovare për mikpritjen e ngrohtë që i bën sot e edhe për fjalën e dhënë në Kuvend me seancë të veçantë.

“Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot këtu mes jush e sidomos për tu rikthyer në Parlament pas pesë vitesh. Kur vizitova Kosovën në dhjetor të vitit 2000 atë kohë si kryeministër i ftuar nga ish-kryeadministratori para insistuar në mënyrë të vazhdueshme se marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo për paternalizëm. Që nga ajo kohë kanë ndodhur zhvillime shumë madhore që nga pavarësisë e Kosovë, ndërtimi i institucioneve të vazhdueshme, njohja e vendeve ndërkombëtare shumica anëtare të BE-së NATO-s dhe Kombeve të bashkuara e deri tek konfirmimi i pavarësisë nga GJND-ja dhe anëtarësimi në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare dhe plotë arritje. Sot duhet te ishte edhe më absurde që të pretendohet për partenalizëm kur Kosova është shembull në shumë drejtime edhe për vende tjera të rajonit përfshirë edhe Shqipërinë”.

Meta para deputetëve tha se rrënjët e Shqipërisë me Kosovën janë të lidhura që nga Skenderbeu tek Adem Jashari, nga Ismail Qemaili tek Ibrahim Rugova.

“Sot paraqitem para jush si një njeri që i ka qëndruar besnik kësaj filozofie partneriteti dhe bashkëpunimi me vepra dhe jo fjalë duke e mbajtur derën e hapur para çdo përfaqësuesi të Kosovës pa dallim me dëshirën që marrëdhëniet e dy vendeve tona te jenë vëllazërore. Gjithçka e lidh Shqipërinë me Kosovën – tërësia identitare, historia, gjuha, besimi, kultura, traditat, zakonet, interesat dhe perspektiva evropiane dhe euroatlantike. Kjo lidhje e pandashme Shqipëri-Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime e etërve të kombit – heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu tek Adem Jashari, nga Ismail Qemaili tek Ibrahim Rugova”.

Mes tjerash, Meta tha se me të drejtë duhet të krenohemi për marrëdhëniet vëllazërore me të dyja vendeve.

“Me të drejtë krenohemi për lidhjen e infrastrukturës nëpërmjet Rrugës së Kombit, për rritjen e shkëmbimeve të njerëzve, mallrave dhe kapitalit për ndërlidhjen energjetike. Por, të përshpejtojmë hapat për zgjerimin e kësaj ndërlidhjeje edhe përmes infrastrukturës hekurudhore dhe portare. Të krenohemi për lirinë dhe pavarësinë, por të qëndrojmë më vigjilent ndaj rreziqeve të reja që na kanosen, të krenohemi me vëllazërinë tonë, por t’i shërbejmë gjithmonë me sinqeritet asaj”, u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco