Policia në Kaçanik takohet me gastronomët, diskutojnë për zhurmën e lartë në disa lokale

Policia në Kaçanik takohet me gastronomët, diskutojnë për zhurmën e lartë në disa lokale

17:37, 15/07/2022

Komandanti i stacionit policor në Kaçanik,  Kapiten Halim Shehu , sot thirri në takim përfaqësuesit e lokaleve të gastronomisë dhe inspektorët e punës nga komuna e Kaçaniku, ku u pa e nevojshme të respektohet Ligji për Rend dhe Qetësi Publike, në lidhje me muzikat dhe zhurmën e lartë në disa lokale, respektimin e rregullores së komunës lidhur me orarin e punës në lokalet e gastronomisë, lirimin e hapësirave publike nga shitësit ambulantorë,  që janë pengesë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugë, si dhe parkingjet ilegale të automjeteve në rrugët e qytetit të Kaçanikut.

“Në fund të këtij takimi Policia në Kaçanik i njoftoi të pranishmit se i kanë marrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës në parandalim të këtyre dukurive që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e komunës në fuqi dhe se policia ka shtuar personelin e sajë në detyrë”, thuhet në komunikatën e policisë së Ferizajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco