Arrestohet një person në Malishevë, i gjenden katër mijë bimë të llojit kanabis

Arrestohet një person në Malishevë, i gjenden katër mijë bimë të llojit kanabis

17:24, 15/07/2022

A.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëtit në një fshat të Malishevës iu janë gjetur katër mijë bimë të kultivuara të llojit Kanabis Sativa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, teksa ka njoftuar se i janë konfiskuar edhe katër fishekë e një kombi me targa vendore.

“Me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dalur në lokacionin e lartëcekur, me ç’rast kanë identifikuar 2720 bimë narkotike të mbjellura të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull/kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij”, bëhet e ditur në komunikatë.

“Poashtu gjatë kontrollimit të terenit jashtë shtëpisë së personit të dyshuar, në një parcelë tjetër janë gjetur edhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike (rasad) poashtu të llojit të njëjtë”, vijon komunikata.

“Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco