Autoritetet kosovare gabuan me EuropaNostra, ekspertja jep argumentet per Manastirin e Deçanit

Autoritetet kosovare gabuan me EuropaNostra, ekspertja jep argumentet per Manastirin e Deçanit

13:23, 14/07/2022

Ekspertja, Nora Weller ka dhënë disa argumente në lidhje me Manastirin e Deçanit, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo përmes një shkrimi është shprehur se autoritetet kosovare kanë gabuar me  EuropaNostra.

Ajo madje ka shkruar se është koha që Kosova të sjellet si shtet me histori të lashtë.

Shkrimi i plotë:

Pak mbi EuropaNostra: Kosova duhet perfundimisht te sjellet si shtet. Jo, shtet i porsalindur, por shtet me histori goxha te lashte dhe me kete histori ne duart e veta. Pra, konceptit “neëborn” ì thuani bye bye.

EuropaNostra eshte nje “organizate”, ti je shteti. Kjo organizate para me shume se nje viti ka vendos me shpall Manastirin e Decanit hapesire te rrezikuar pa konsultime me autoritetet e KS. Tani kane ardhur ne KS sepse ate nominim duhet t’a arsyetojne duke  u takuar ne retrospekt me keta “partnere” qe i kane injoruar totalisht me shume se nje vit me pare. Kur EN vjen ne KS per te diskutuar qeshtjen ne fjale, pergjegja nga autoritetet e KS duhet te jete: jo. Nje “jo” diplomatike pra peng lenje diplomatike. Psh. “Autoritetet e KS kane themeluar nje grup ekspertesh me te cilet po keshillohemi per hapat e ardhshem, do ju kontaktojme ne momentin me te volitshem ne te ardhmen e afert….”

Ne momentin qe autoritetet e KS jane takuar, EN e ka arrit qellimin e vet “ticked the box” “kemi pas konsultime me autoritetet e KS” qe fillimisht nuk e kane bere dhe ai veprim ka shkuar kunder praktikes se organizates, pra takimi me autoritetet e KS i eshte duhur dhe i ka sherbyer EuropaNostra's, por jo Kosoves! Nese eshte e vertete qe ka pas tensionime ne takim dhe kerkim demshperblimi nga autoritetet e KS, ky eshte qendrim “neëborn” dhe ky lloj qendrimi duhet te kete qene "vulosja e rrezikut" sepse siq ka raportuar EN “asnjera pale nuk po pajtohet.....”!

Kjo eshte qeshtje politike dhe politikat rreth mbrotjes se kishave Ortodokse Serbe kerkojne hapa shume te ngadalshem, me shume studim, shume diplomaci te thuket. Kjo vlen te nenvizohet edhe nga gazetaret!  Qasja e vrullshme, e perzier me diplomaci te porsalindur eshte e demshme dhe demi nuk ka kthim prapa. Me vjen shume rende kur e shikoj se cfare drejtimi po merr kje qeshtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco