Komandanti i KFOR-it e njofton Osmanin me situatën e sigurisë në vend

Komandanti i KFOR-it e njofton Osmanin me situatën e sigurisë në vend

20:42, 24/05/2024

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Në takim, siç njofton Presidenca, u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.

“Presidentja Osmani e falënderoi komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, u tha në njoftimin e Presidencës në Facebook.

Gjatë ditës, komandantin e KFOR-it e priti në takim edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco