‘Hands off Butrint’/ Kalaja njofton protestë para zyrave të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit

21:39, 12/07/2022

Gazetari dhe analisti Aulon Kalaja, i ftuar në A Shoë me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për lëvizjet e fundit të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, kundër koncesionit të miratuar nga qeveria socialiste e Edi Ramës dhe rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës në Komisionin e Ekonomisë.

Kalaja ka njoftuar se nesër një grup aktivistësh me integritet do të protestojnë para zyrave të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, kundër marrjes me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

‘Hands off Butrint’ është thirrja për fondacionin shqiptaro-amerikan, theksoi Kalaja edhe pse ky fondacion na ka asnjë borxh por e kanë formuluar vetë ligjin e vitit 2018 me të cilin do të përballemi në Gjykatën Kushtetuese.

Kalaja: Çështja e Butrintit nuk do të mbarojë me kaq. Do ketë kohë që ne jemi të pamundur për të ndaluar padrejtësitë por kurrësësi të mos protestojmë ndaj tyre. Ne jemi në një kohë që do të protestojmë dhe një protestë e paprecedentë do të vij dhe nesër, ku ne do jemi para zyrave të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit me disa njerëz me integritet, me një shprehje shumë të famshme, një shprehje pacifiste kur ShBA kishte ndërhyrë në Vietnam, me 'shprehjen më të famshme atëherë, ‘Larg duart nga Vietnami’ dhe ne nesër jemi me ‘Hands off Butrint’, për ti dhënë një mesazh tjetër fondacioni i cili megjithëse nuk na ka asnjë borxh edhe pse e kanë formuluar vetë ligjin e vitit 2018 me të cilin do të përballemi në Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco