‘I njëjti autor i Sri Lankës’/ Berisha: Miku i Soros paguhet 8 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve

19:52, 12/07/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe te miku i ngushtë i George Soros, Ricardo Hausmann, i cili është arkitekti i reformave në Shqipëri dhe Sri Lanka.

Berisha ka denoncuar se ky zotëri shkruan artikuj për mrekullitë e Edi Ramës nëpër botë dhe paguhet nga paratë e taksave të shqiptarëve deri në 8 milionë dollarë.

Berisha: Ricardo Hausmann, mik i ngushtë i Georg Soros, është arkitekti i reformave në Shqipëri dhe Sri Lanka. A e dini ju se ky shkruan artikuj dhe a mund ta imagjinojnë shqiptarët ky zotëri shkruan artikuj për mrekullitë e Edi Ramës nëpër botë dhe paguhet nga paratë e taksave të shqiptarëve nëpërmjet George Soros, se thuhet se paratë i jep Soros por të tjera burime më kanë deklaruar se paratë i japin taksapaguesit shqiptarë, po sa 8 milionë 7 milionë i njëjti me Sri Lankën, i njëjti autor. Mrekullia e Edi Ramës për miqtë e tij 107%, nuk mund të tallet bota me ne kështu jo ne do ti dalim zot vetes dhe vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco