Berisha thirrje strukturave të PD: Organizohuni që t'i japim përgjigjen e merituar Edi Ramës

19:14, 12/07/2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë. Berisha teksa komentoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, tha se banda është në parlament, duke iu referuar qeverisë së Ramës.

Kryetari i selisë blu i bëri thirrje strukturave të PD-së që të organizohet dhe të programojnë çdo gjë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës në shtator.

“Çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e tyre. Ndaj kërkohet që, verë është kjo, nuk po them që të mos merrni pushime. Se keni fëmijë. Por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen më të merituar.

Rikardo Hausman, miku i ngusghtë i George Soros është arkitekti i reformave në Shqipëri dhe Sri Lanka. A e dini që ky shkruan artikuj. Ky zotëri shkruan artikuj “Mrekullia e Edi Ramës”, nëpër botë.

Dhe paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë përmes George Soros. Burime të tjera më kanë deklaruar se paratë janë të taksapaguesve shqiptarëë, 8 mln, 7 mln. I njëjti ishte me Sri Lankën.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco