Rritja e rasteve me Covid: Pas mbledhjes, Komiteti për Pandemi merr një vendim

Rritja e rasteve me Covid: Pas mbledhjes, Komiteti për Pandemi merr një vendim

19:22, 12/07/2022

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, është mbajtur Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë. 

Aty është marrë vendim që nesër të ketë takim të ri me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, ku do të kërkohet ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale, 

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga SHSKUK.

Aty u theksua edhe mbi detajet e takimit.

“Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve”, u tha në komunikatë.

Aty u bë e ditur se në lidhje me çështjen në fjalë, është ftuar edhe për një takim të ri me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme për nesër në orën 08:00.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Drejtori i ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi ka thirrur sot takimin e Komitetit të ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19.

Pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me coronavirus, rrjedhimisht edhe rritjes së rasteve të spitalizuara, sot u mbajt takimi i Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në nivel të ShSKUK.

Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

ShSKUK është dëshmuar tashmë me menaxhimin e pandemisë dhe siguron qytetarët e vendit se do të mobilizojë të gjitha resurset në dispozicion për tē përballuar çdo valë të mundshme.

Kapacitetet infrastruktuore, paisjet mjekësore, furnizimet me barna dhe material mbrojtës për personelin shëndetësorë, janë disa nga temat e diskutuara në takim.

Në takim u konstatua edhe njëherë mungesa në disa fusha spcialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për anagzhim urgjent të stafit shtesë infermieror.

Ky komitet udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, ndërsa anëtarë janë drejtorët e klinikave / njësive që trajtojnë pacientët me COVID, në mesin e të cilave drejtori i Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, Anestezionit, Emergjencës, Radiologjisë, Biokimisë, etj., si dhe të sektorit të paisjeve mjekësore e shërbimeve tjera mbështetëse profesionale teknike.

Lidhur me menaxhimin e Pandemisë, Drejtori i ShSKUK-së ka ftuar për nesër nē takim në orën 08:00 edhe drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco