Pamjet e reja nga NASA tregojnë edhe 'Unazën Jugore'

Pamjet e reja nga NASA tregojnë edhe 'Unazën Jugore'

19:09, 12/07/2022

NASA i ka publikuar disa fotografi të tjera që janë realizuar me anë të teleskopit hapësinor James Webb.

Pamjet tregojnë “Unazën Jugore” që është një sferë gjigante gazi dhe pluhuri që është ndezur nga një yll që po vdes në qendër.

Derisa yjet plaken, ata ndryshojnë mënyrën se si prodhojnë energji dhe i shfaqin shtresat e tyre të jashtme.

Dhe më pas, kur ylli nxehet përsëri shumë, ai i jep energji gjithë materialit që kishte lëshuar më herët.

“Unaza Jugore” është gati gjysmë viti dritë në diametër dhe ndodhet rreth 2,000 vite dritë larg nga Toka.

Kjo lloj strukture quhet “mjegullnajë planetare”, por në fakt nuk ka të bëjë fare me planetët.

Është një emërtim i gabuar që nga ditët e para të teleskopëve, kur ata nuk kishin asgjë si rezolucionin që kanë sot.

Ashtu si Webb dëshiron të shohë se si lindin yjet, dëshiron të shohë se si vdesin gjithashtu, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco