Berisha: Do i qëndrojmë kauzës së ‘7 korrikut’! Kemi vullnet të hekurt, ne nuk ndalemi

18:59, 12/07/2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë.

Berisha deklaroi se pas suksesit të protestës së 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë, dhe patjetër që do ta përshkojnë me vullnet të hekurt.

“Sa më lart të synojmë të ngjitemi, aq më e përpjetë na bëhet rruga, sigurisht do ta përshkojmë atë, kemi vullnet të hekurt.

Aty ishte kauza, nuk ishte protesta për mua, por për kauzën tonë të drejtë me besim. Do i qëndrojmë asaj kauze.

Protestat kur të fillojnë nuk do të ndalen, kjo qeveri duhet të ikë. S'mund ta mbrojë më SPAK-u këtë qeveri.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco