Veç 18% e vajzave dhe grave në Kosovë kanë prona në emrin e tyre

Veç 18% e vajzave dhe grave në Kosovë kanë prona në emrin e tyre

18:57, 12/07/2022

Përfaqësuesja e 'UNWomen', Vlora Tuzi-Nushi, ka bërë të ditur se rreth 18 për qind, e grave dhe vajzave në Kosovë, kanë prona në emër të tyre.

Kjo shifër rezulton siç tha ajo, sipas statistikave të Agjencinë Kadastrale, teksa ndërkohë zbuloi se nga UNWomen, janë në fazën e tretë të një projekti, me qëllim të ngritjes së vetëdijes në aspektin e barazisë gjinore në ndarjen e pronave.

”Jemi duke implementuar një projekt, i cili tashmë është në fazën e tretë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së grave dhe vajzave, duke qenë se shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje, dhe dhunës në baza gjinore, janë kryesisht gratë që nuk kanë asgjë në pronën e tyre”.

”Përkundër kornizës ligjore të favorshme në këtë aspekt që Kosova ka, vajzat dhe gratë, kanë afërsisht sipas Agjencinë Kadastrale, diku rreth 18% kanë prona në emër të tyre, gjë që i parandalon ato në fuqizimin ekonomik, qasje në kredi, gjë që i bën ato të pavarura në aspektin financiar, dhe në të njëjtën kohë t’i bëjë të ndjeshme, apo pre e dhunës në familje”, tha ajo në Klan Kosova.

”Pra, ky është qëllimi i projektit, që të japim më shumë informacion mbi të drejtat që kanë me ligj në Kosovë, por edhe të kenë të drejtë në regjistrimin e pronës së përbashkët. Sepse kjo tashmë është e garantuar me një udhëzim administrative të agjensioni për barazi gjinore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco