'7 korriku'/ Berisha: Opozita e vërtetë doli në shesh! Rama kërcënim serioz për të ardhmen e Shqipërisë

18:44, 12/07/2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë. Berisha komentoi protestën e 7 korrikut për të cilën tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme.

Ai theksoi se më e rëndësishmja në këtë protestë, ishte dalja e opozitës së vërtetë në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës i cili ka shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë duke iu grabitur votën.

Ju përgjigjët kësaj thirrje. Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera, të kësaj proteste ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë dhe nëse më pyesni çfarë ishte më e rëndësishmja e më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh.”-tha Berisha.

Më tej kreu i selisë blu tha se kjo përbën një ogur të madh të bardhë për Shqipërinë në rrezik, për shpëtimin e saj.

“Përpjekje më anti-demokratike, më primitive e të turpshme u bënë që të vendosi në kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë në kontroll të paligjshëm, ta mbanin këtë opozitë si vegël të qeverisë, të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve.

Të një njeriu i cili pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin politik nga harta politike e vendit.

I them këto që ju duhet të qartësoni çdo demokrat e qytetar se çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë e Shqipërisë, përbën Edi Rama.”-deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco