'Rritja e çmimeve', Hoti godet ashpër Qeverinë: S'është marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët

'Rritja e çmimeve', Hoti godet ashpër Qeverinë: S'është marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët

18:43, 12/07/2022

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po ndërmerr hapa për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve pas rritjes së çmimeve.

Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka vlerësuar se çmimet në muajin qershor janë rritur 14 për qind më shumë se në qershorin e vitit paraprak.

Ai ka kritikuar Qeverinë për mos heqjen e akcizës së naftës dhe mos rritjen e  pagave në sektorin publik.

Sipas Hotit Qeveria ka dështuar që t’u dalë në krahë qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët. Nuk është pezulluar akciza në naftë, nuk është shtuar lista e mallrave me TVSH prej 8%, nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë indeksuar pensionet dhe ndihma sociale“, ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Por, për produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe:

– Vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%),
– Karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%),
– Gazi (39,3%),
– Buka dhe drithërat (27,7%),
– Qumështi, djathi dhe vezët (22,3%),
– Mishi (19,6%),
– Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%),
– Prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%),
– Perimet (6,8%),
– Lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%),

Sot, 12 korrik 2022, çmimi i naftës është caktuar 1.75 euro për litër. Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër.

Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët.

Nuk është pezulluar akciza në naftë, nuk është shtuar lista e mallrave me TVSH prej 8%, nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë indeksuar pensionet dhe ndihma sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco