Gati 40 mijë ushtarë rusë të vrarë, sipas autoriteteve të Ukrainës

Gati 40 mijë ushtarë rusë të vrarë, sipas autoriteteve të Ukrainës

18:36, 12/07/2022

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar bilancin e saj të fundit të humbjeve në Forcat e Armatosura të Rusisë që nga fillimi i luftës. 

Sipas saj, gjithsej 37 470 ushtarë të Moskës kanë vdekur deri më tani në konflikt.

Në lidhje me humbjet materiale, Ukraina raporton humbjen e 2699 automjeteve dhe tankeve, si dhe 3829 transportues të blinduar dhe 188 helikopterë, ndër të tjera.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko paralajmëroi të martën se NATO po përgatitet për luftë në Evropën Lindore dhe i ka kërkuar popullatës që “të shmangë konfliktin”.

Përveç kësaj, ai ka theksuar se Bjellorusia “është e përgatitur për luftë”.
 
Kështu u shpreh në një fjalim me rastin e ceremonisë së diplomimit të studentëve të akademive ushtarake të vendit, ku tha se “me sa duket kryqtarët e rinj të Aleancës Atlantike kanë vendosur se ka ardhur koha e duhur për të bërë një tjetër nisje në lindje”.

“Ata kanë harruar se si kanë përfunduar fushata të ngjashme të kryera nga paraardhësit e tyre”, shtoi Lukashenko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco