Aksident me vdekje te Komuna e Parisit

Aksident me vdekje te Komuna e Parisit

17:56, 12/07/2022

Një i moshuar ka humbur jetën mesditën e sotme në Tiranë, pas një aksidenti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, ku ka humbur jetën 70-vjeçari me inicialet F. Gj.

Ndërkaq, në një aksident të ndodhur në rrugën Mullet-Elbasan, janë përplasur dy makina, ky kanë mbetur të plagosur dy shoferët.

Policia Tiranë/ Informacione paraprake

Më datë 12.07.2022, në Komunën e Parisit, automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më datë 12.07.2022, në aksin rrugor Mullet-Elbasan, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco