EMRI/ 'Fordi' u përplas me shtyllën, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Itali

EMRI/ 'Fordi' u përplas me shtyllën, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Itali

17:50, 12/07/2022

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 32-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos.

Për arsye ende të paqarta, një Ford Fiesta është përplasur me shtyllën dhe më pas me një pemë.

Nga përplasja humbi jetën Olti Hysenaj, 32-vjeçari shqiptar me banim në qytet.

Ai ishte vetëm në makinë në momenti e përplasjes dhe u hodh nga kabina, shkruajnë mediet italiane.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, por nuk kishte asgjë për të bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco