Ndalohet 'boksi' në shesh, pronarët protestojnë: Na i ktheni ato, i kemi bukë të gojës

Ndalohet 'boksi' në shesh, pronarët protestojnë: Na i ktheni ato, i kemi bukë të gojës

17:41, 12/07/2022

Një numër i vogël i protestuesve të lojërave rekreative kanë dalur sot në sheshin e Prishtinës. 

Komuna ua ka ndaluar të zhvillojnë këto lojëra në shesh me arsyetimin se janë pengesë për qytetarët.

Pronarët e këtyre aktiviteteve thonë se një gjë e tillë po bëhet vetëm për të mirën e qytetarëve duke i argëtuar ata.

Ata u shprehen se interesimi i qytetarëve për shfrytëzimin e këtyre lojërave është mjaft i madh.

“Kërkesa jonë është që të na jepet një mundësi, në sezonë të verës të paktën tre muaj me pasë leje pune në shesh, pavarësisht se ku të jetë ajo, po në shesh diku, se po shoh edhe të rinj që kanë qef me rrokë, shpesh edhe pyesin për këtë lojë”, tha pronari i një prej bizeseve të boksit.

“Neve na dëmton shumë se na me qeto e mbajmë familjen. Brenda ditës mund të fitojmë 30 deri 50 euro, varet nga sezona”, shtoi tutje ai.

Ndonëse më herët kishin pasur leje për t’i zhvilluar këto aktivitete, sot atyre po u ndalohet një gjë e tillë.

Ndërsa qytetarët u shprehen të zhgënjyer për mos lejimin e këtyre lojërave.

“Nuk mendoj se është e drejtë se është edhe sezonë, e shqiptarët qysh janë më energjikë duhet pak me ardhë këtu edhe me e hekë energjinë negative”, tha një qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco