Nagavci kërkon nisjen e hetimeve për keqpërdorime me librat amëz

Nagavci kërkon nisjen e hetimeve për keqpërdorime me librat amëz

17:08, 12/07/2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka kërkuar nga Krimet Ekonomike që të hetojnë disa keqpërdorime me librat amëz.

Nagavci tha se si rezultat i këtyre keqpërdorimeve, kanë pësuar dhjetëra-mijëra student të cilët i kanë vijuar studeimet në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Edhe një betejë me keqpërdorues. Kësaj radhe në lidhje me procesin e librave amëz ku si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Sipas Nagavcit, “këta studentë për shumë vite nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve”.

“Si Ministri kemi vënë në dispozicion të Policisë një numër të dokumenteve me qëllim të zhvillimit të hetimeve”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Keqpërdorimet me librat amëz

Edhe një betejë me keqpërdorues. Kësaj radhe në lidhje me procesin e librave amëz ku si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Këta studentë për shumë vite nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve, për shkak se shumica e tyre, kanë rënë pre e mashtrimeve.

Për këtë arsye, muaj më parë kam kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillojë hetime në lidhje me këtë çështje.

Si Ministri kemi vënë në dispozicion të Policisë një numër të dokumenteve me qëllim të zhvillimit të hetimeve.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, përmes një shkrese kam kërkuar nga kjo Njësi e Policisë së Kosovës që konform legjislacionit në fuqi të më informojnë për procesin hetimor të deritanishëm në lidhje më këtë proces.

Si Ministre e Arsimit pres që kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco