Nis trajnimi profesional i gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës

Nis trajnimi profesional i gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës

17:06, 12/07/2022

Policia e Kosovës njofton se zyrtarisht kanë filluar trajnimin profesional të të përzgjedhurve nga konkursi i fundit për anëtarësim duke shënuar kështu gjeneratën e 57-të të zyrtarëve policorë. 

Sipas këtij njoftimi, gjithsejt janë përzgjedhur 448 pjestarë të cilët i janë bashkangjitur Policisë së Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Trajnimi ka filluar në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në mesin e kadetëve policorë të gjeneratës së 57-të janë 54 kadetë të gjinisë femërore si dhe 32 kadetë të pakicave të tjera etnike.

“Sot, më datë 12 korrik 2022, Policia e Kosovës në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka filluar trajnimi profesional për zyrtarë policorë gjenerata e 57-të e kadetëve policorë.

Pas nënshtrimit të të gjitha procedurave të parapara testuese për të gjithë aplikantët nga konkursi i fundit për zyrtarë policorë për fillim të trajnimit bazik, sipas parimeve të meritokracisë janë përzgjedhur 448 pjesëtarë të cilët i janë bashkangjitur Policisë së Kosovës, si punonjësit më të ri të saj”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Njoftimi i plotë: 

Fillon trajnimin profesional gjenerata e 57 e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 12 korrik 2022

Sot, më datë 12 korrik 2022, Policia e Kosovës në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka filluar trajnimi profesional për zyrtarë policorë gjenerata e 57-të e kadetëve policorë.

Pas nënshtrimit të të gjitha procedurave të parapara testuese për të gjithë aplikantët nga konkursi i fundit për zyrtarë policorë për fillim të trajnimit bazik, sipas parimeve të meritokracisë janë përzgjedhur 448 pjesëtarë të cilët i janë bashkangjitur Policisë së Kosovës, si punonjësit më të ri të saj.

Kjo gjeneratë përbehet nga gjithësej 448 pjesëmarrës në të cilën janë përfshirë kadetë policorë të të dy gjinive, e të cilët njëkohësisht përfaqësojnë komunitet e të gjitha grupeve etnike të Republikës së Kosovës.

Me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të trajnimit, kadetët policorë janë të ndarë në 14 klasa, gjersa ky trajnim është planifikuar të zgjasë për 31 javë sipas planprogramit të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Në mesin e kadetëve policorë të gjeneratës së 57-të numërojmë 54 kadetë të gjinisë femërore si dhe 32 kadetë të pakicave të tjera etnike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco