Krasniqi: PDK do të kthehet në pushtet, Kurti s’e përfundon mandatin

Krasniqi: PDK do të kthehet në pushtet, Kurti s’e përfundon mandatin

20:18, 06/07/2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një intervistë për Nacionale.com ka deklaruar se subjekti politik që ai e udhëheq do të rikthehet në qeverisje, teksa ka hedhur kritika ndaj pushtetit të Albin Kurti.

Deputeti opozitar është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës po shënon në rritje pasi sipas tij “qytetarët janë dëshpëruar nga qeverisja kryeministrit Kurti”.

Ndërkohë, ai thotë se ka një besim në rënie për Qeverinë Kurti. Mes tjerash, Krasniqi theksoi se në zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen ato, do të fitohen nga PDK-ja.

Po ashtu, kreu i opozitës thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta çojë mandatin e tij deri në fund.

“Përtej kësaj, besoj se të gjithë po i përcjellim sondazhet e ndryshme, të cilat po publikohen dhe që dëshmojnë një gjë të tillë, që ka një besim në rënie për qeverinë Kurti dhe është një besim në rritje për Partin Demokratike të Kosovës”, tha ai.

“Në këtë mënyrë, vetëm kryeministri Kurti i ka votat për ta votuar një mocion mosbesimi, apo për të dhënë dorëheqje në një moment të caktuar. Unë nuk besoj që z. Kurti do ta qoj mandatin deri në fund”, vijoi Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco