Hoti: Kriza ekonomike në Kosovë po thellohet, Qeveria Kurti nuk po reagon

Hoti: Kriza ekonomike në Kosovë po thellohet, Qeveria Kurti nuk po reagon

16:03, 19/06/2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar të dielën në Facebook se kriza ekonomike është globale, por sipas tij Qeveria ka mundur të veprojë për ta zbutur krizën.

Ai ka përmendur faktin që TVSH-ja është dyfishuar pas rritjes së çmimit të naftës.

Postimi i tij:

Për shkak të zhvillime globale, Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera. Por kriza në Kosovë po thellohet.

Shihni listën në vijim dhe gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria:

– Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës.

– Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së.

– Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

– Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional.

– Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik.

Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco