Kjo është agjenda e mbledhjes së dy qeverive shqiptare

Kjo është agjenda e mbledhjes së dy qeverive shqiptare

13:14, 19/06/2022

Tanimë është bërë publike agjenda e mbledhjes së tetë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Në mbledhjen e cila mbahet nesër në Prishtinë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshjeve ndërqeveritare.

Agjenda e mbledhjes së dy qeverive:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min).

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min).

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12:20 12:30.

Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco