Terrori i Serbisë mbi civilët shqiptarë

Terrori i Serbisë mbi civilët shqiptarë

22:49, 17/06/2022

Gjatë qershorit të vitit 1998 forcave ushtarake të Serbisë iu bënin rezistencë luftëtarët e UÇK-së, përkundër kësaj sulmet nuk ndaleshin dhe qindra banorë kishin braktisur shtëpitë e veta

 

Terrori i Serbisë nuk kishte të ndalur në Kosovë në vitet e fundit të shekullit XX. Ata që vuanin më së shumti ishin civilët shqiptarë.

Ushqim kishte vetëm për ata që kishin më së shumti nevojë.

Për gjithë tmerrin që ndodhte atë kohë, informonte edhe gazeta “Bujku”.

Në mesin e qershorit të vitit 1998, raportohej edhe për rezistencën e luftëtarëve të UÇK-së.

Granatimet nga forcat serbe bëheshin edhe natën, madje edhe me armë të veçanta për atë kohë.

Ushtria serbe nuk ndalte sulmet as kur aeroplanët e aleancës veri-atlantike patrullonin afër kufirit.

Të shtëna kishte edhe në drejtim të fshatit Prilep.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco