Nafta gati 2 euro, përkujtohet koha kur Hekuran Murati “veç na tregonte” që po paguhet shtrenjtë për derivate

Nafta gati 2 euro, përkujtohet koha kur Hekuran Murati “veç na tregonte” që po paguhet shtrenjtë për derivate

21:50, 17/06/2022

Çmimi aktual i naftës nëpër pika të derivateve nëpër Kosovë po varion nga 1.90-1.92 euro për një litër.

Ky çmim i lartë po i atribuohet ngapak edhe Qeverisë, kjo për shkak të prezencës së akcizës në pagesën për litër.

Së fundmi, Qeverisë së Kosovës iu është bërë apel nga opozita, naftëtarët, e shoqata e transportit publik që të ulet ose largohet tërësisht akciza, në mënyrë që, siç u shprehën ata, “të mos falimentojnë pikat e derivateve”.

Megjithatë, pagesa e lartë e naftës nga qytetarët duket se e shqetësonte ministrin aktual të Financave, Hekuran Muratin, gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Ai në një status në ‘Facebook’, fillonte fjalinë me “veç thash t’ju tregoj”, për t’ua sjellë në mendje qytetarëve se shitja me pakicë e naftës po bëhej 1.20 euro për litër.

“Veç thash t’ju tregoj që nafta në Kosovë (përfshi akcizën dhe tatimet) po hyn me 0.90-0.95 euro/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë assesi të bie nën 1.20 euro/litër.  Autoriteti që mbikëqyr tregun e derivateve – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, shkruante Murati.

“Kryesorja, taksa ndaj Serbisë po i mbulon të gjitha gjynahet!”, vazhdonte më tej ai, më 2018-ën.

Një postim të tijin së fundmi e ka përkujtuar analistja Zana Avdiu, duke iu drejtuar ministrit Murati, me: “Hekuran, 1.93 u bo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco