Faton Peci, i pari ministër i Qeverisë Kurti që takon Shaqir Totajn

Faton Peci, i pari ministër i Qeverisë Kurti që takon Shaqir Totajn

20:04, 17/06/2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është i pari që e ka vizituar Komunën e Prizrenit që drejtohet nga Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Këtë e ka kumtuar vetë Komuna e Prizrenit përmes një postimi në Facebook, të premten.

“Me këtë rast, Ministri Peci tha se, në emër të Qeverisë e të Ministrisë që ai drejton, është i interesuar ta shfrytëzoj potencialin zhvillimor të Prizrenit dhe se për shkak të sigurisë së ushqimeve, kjo duhet bërë në partneritet me Qeverinë Lokale”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty kishte zotim që përkrahja e shtetit për fermerët e Prizrenit nuk do të mungojë.

Prizreni drejtohet nga PDK-ja, parti opozitare në nivel qendror ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco