Policia përveç Njësisë Speciale, vëzhgon edhe me dronë protestën e veteranëve të UÇK-së

Policia përveç Njësisë Speciale, vëzhgon edhe me dronë protestën e veteranëve të UÇK-së

10:57, 16/06/2022

Policia e Kosovës po e vëzhgon me dron nga lartë situatën e krijuar në protestën ku kanë dalë mijëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jane siguruar pamje të dronit të Policisë së Kosovës, i cili është parë mbi objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kështu, policia siç duket po e vëzhgon situatën edhe nga lartë, përveç policëve të Njësisë Speciale të cilët kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, protestuesit në anën tjetër kanë krijuar një kordon para Njësisë Speciale, derisa më herët ia dolën që të depërtojnë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i protestuesve, por shihet se mijëra persona kanë dalë që të marrin pjesë në këtë protestë.

Veteranët kanë dalë në protestë kundër Qeverisë Kurti, e cila nuk i përfshiu në ligjin për rritjen e pagës minimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco