Kadrijaj: Marre kryeministër, ke detyruar veteranët të kërkojnë lëmoshë

Kadrijaj: Marre kryeministër, ke detyruar veteranët të kërkojnë lëmoshë

10:49, 16/06/2022

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

"23 vite pas lufte, një qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti do t'i detyrojë veteranët e UÇK që të dalin të protestojnë. Nuk e kam menduar që VV-ja do të votojë kundër interesave të UÇK-së, marre kryeministër. Jasht po protestojnë veteranët e invalidët, ti Albin Kurti i ke detyruar të kërkojnë lëmoshë. Dil kryeministër shikoji, dil edhe ti Glauk Konjufca", ka thënë Kadrijaj, raporton Syri.net

Ajo ka propozuar që seanca e sotme të ndërpritet./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco