Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me protestë nga partitë opozitare.
Ata kanë filluar të godasin tavolinat në sallën e seancave plenare duke thirrur “UÇK”, kështu duke u solidarizuar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po shprehin indinjatën e tyre pasi si kategori mbetën jashtë Projektligjit për pagën minimale.
Ata duke i rrahur tryezat e Kuvendit të Kosovës, kanë pamundësuar fillimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët të enjten e 16 qershorit mbushën sheshin “Skënderbeu”, për të shprehur indinjatën e tyre pasi si kategori mbetën jashtë Projektligjit për pagën minimale, kanë hyrë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës, duke e “thyer” kordonin policorë të cilët kishin rrethuar perimetrin e sigurisë së këtij institucioni.
Para Kuvendit ka numër të madh të policëve.
© SYRI.net