Jashtë Kuvendit 'llugë', brenda mbahet seancë e qetë

Jashtë Kuvendit 'llugë', brenda mbahet seancë e qetë

10:35, 16/06/2022

Derisa jashtë ambientit të Kuvendit janë mbledhur qindra veteranë të luftës duke protestuar, brenda sallës së Kuvendit po arrijnë deputetët për seancën plenare.

Veteranët e OVL-UÇK-së po kërkojnë nga qeveria që të përfshihen në ligjin e pagës minimale, kategori kjo që është përjashtuar nga ligji - raporton Syri.

 

Deputetët në anën tjetër sot do të votojnë edhe për Ligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë mbledhur dhe shpejt kanë arritur të futen deri te dera e Kuvendit për të protestuar. Ata thirrën “UÇK”, ndërsa është paraparë të kalojnë edhe kah Qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco