Mblidhen deputetët, seanca pritet të fillojë së shpejti

Mblidhen deputetët, seanca pritet të fillojë së shpejti

10:30, 16/06/2022

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës tashmë janë mbledhur në sallë dhe pritet që seanca e paraparë për sot, të fillojë së shpejti.

Klan Kosova njofton se Glauk Konjufca nuk është prezent, dhe se deputetët po ndjekin pamjet tona që po transmetohen jashtë objektit.

“Ka edhe diskutime mes deputetëve para nisjes së seancës. Prezente është edhe Lista Serbe, partia që e votoi të martën projektligjin për pagën minimale edhe pse Vetëvendosje tha se kjo parti s’është ftuar që ta votojë atë”, tha Ademi.

Në sallë është edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislmi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Financave, Hekuran Murati.

Ademi poashtu bëri me dije se shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është në sallë dhe po shihet aktive duke biseduar me kolegët lidhur me zhvillimet që po ndodhin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco