Dy punëtorë të ndërtimtarisë lëndohen në vendin e punës në Viti

Dy punëtorë të ndërtimtarisë lëndohen në vendin e punës në Viti

10:19, 16/06/2022

Policia njofton për dy punëtorë të lënduar në Viti teksa po kryenin punë ndërtimtarie.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri në QKUK Prishtinë dhe tjetri në Gjilan.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Viti 15.06.2022 – 14.30. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime deri sa ishin duke kryer punë ndërtimtarie. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor njëri në QKUK Prishtinë dhe tjetri në Gjilan. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco