Seancë kuvendi e dy protesta të paralajmëruara për sot

Seancë kuvendi e dy protesta të paralajmëruara për sot

07:55, 16/06/2022
Veç seancës plenare ku në rend dite janë 20 pika, ndër to edhe projektligji për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga fondi i kursimeve pensionale, janë paralajmëruar edhe dy protesta.

E para, është thirrur nga veteranët e UÇK-së për në ora 9:30, për të kundërshtuar Ligjin për Pagën Minimale, që u votua në lexim të parë në seancën e kaluar.

Një protestë tjetër do të mbahet në ora 12:00, pikërisht për njërën nga pikat që ligjvënësit do të diskutojnë sot në seancë.

Bëhet fjalë për projektligjin për Trustin, çka një pjesë e opozitës po kërkon me ngulm që të lejohet edhe një tërheqje e dytë e kursimeve pensionale.

Për këtë, një grup qytetarësh do të protestojnë sot. Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet punëtorët e KEK-ut do të mblidhen në protestë duke kërkuar që deputetët të votojnë pro këtij ligji. Atyre pritet tu bashkohen edhe nga sindikata e Policisë e edhe një grup qytetarësh.

Kujtojmë që protesta e kaluar e veteranëve javën e kaluar kishe eskaluar duke u përdorur edhe sprej, derisa për sot, Policia ka njoftuar se janë ndërmarrë masat e nevojshme.

Mbrëmjen e djeshme, në rrugët e kryeqytetit janë parë edhe autoblinda, të cilat janë në gatishmëri për këtë protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco