Ndodh edhe kjo: Të miturat kryejnë vjedhje në një qendër tregtare në Vushtrri, arrijnë t’i largojnë alarmet e vendosur në gjësende

Ndodh edhe kjo: Të miturat kryejnë vjedhje në një qendër tregtare në Vushtrri, arrijnë t’i largojnë alarmet e vendosur në gjësende

07:44, 16/06/2022
Një rast jo fort i zakontë i vjedhjes ka ndodhur në një qendër tregtare në Vushtrri, ku disa vajza kanë arritur t’i largojnë alarmet që shërbejnë për sigurimin e gjësendeve dhe i kanë “avulluar” disa çanta.

Rasti u zbulua pasi në zhveshtoret e qendrës u gjetën alarme të tillë, të cilët ishin larguar me forcë. Menaxheri i lokalit u detyrua ta njoftojë menjëherë Policinë, me ç’rast ofroi pamjet nga kamerat e sigurisë, në mënyrë qe të identifikohen të dyshuarit.

Pas sigurimit të pamjeve dhe mbledhjes se informacioneve, Sinjali mëson se Policia ka kuptuar se bëhet fjalë për dy vajza të mitura, që dyshohen se kryen këtë vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco