Anulimi i 'Sunny Hill', Përparim Rama thërret konferencë për media

Anulimi i 'Sunny Hill', Përparim Rama thërret konferencë për media

23:31, 15/06/2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nesër do të mbaj konferencë për media.

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se arsyeja e mbajtjes së konferencës ka të bëjë me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Konferenca pritet të fillojë në orën 11:30 dhe do të mbahet në objektin e Komunës së Vjetër.

“Sunny Hill” në Kosovë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit.

Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.

Pas zhvendosjes në Tiranë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Po ashtu, të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme, kurse ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund që t’i rimbursojnë ato

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco