E pamjaftueshme nga punëtorët, po konsiderohet edhe paga minimale

E pamjaftueshme nga punëtorët, po konsiderohet edhe paga minimale

23:01, 15/06/2022

Feriz Ahmeti nga Ferizaj punon tash e një dekadë. Për atë punë, i njëjti paguhet 220 euro në muaj.

E, në rast se në lexim të dytë miratohet projektligji për pagën minimale, ai do të marrë edhe 44 euro më shumë. Por, edhe përkundër kësaj, ai thotë se paga prej 264 nuk do t’i mjaftojë.

Ferizi i cili është inkasant i një parkingu në Ferizaj, tregon se cila është paga minimale që do t’ia mbulonte kostot e shpenzimeve të tij.

Një kategori e cila do të përfitojë me rritjen e pagës minimale është edhe ajo sigurisë fizike.

Mentor Raçi nga Prishtina është njëri nga shumë të tillë që e ushtron këtë profesion.

As për të, rritja e pagës minimale në 264 euro nuk është e mjaftueshme.

Raçi ka edhe dy fëmijë me autizëm.

E, për kujdesin e tyre, Raçi thotë se nuk i del paga.

Të martën, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.

Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, megjithatë nuk i përfshinë të gjitha kategoritë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco