FOTO/ Denoncimi i Berishës: Motorët e ujit në Shëngjin mbi kokat e pushuesve

FOTO/ Denoncimi i Berishës: Motorët e ujit në Shëngjin mbi kokat e pushuesve

20:19, 13/06/2022

Jeta e pushuesve në plazhin e Shëngjinit rrezikohet çdo ditë. 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook denoncimin e një qytetari nga Struga i cili ndodhet me pushime n vendin tonë. 

Në fotot e publikuara duken motorët e ujit fare pranë pushuesve në det. 

Vitet e kaluara motorët e ujit dhe skafet, kanë shkaktuar aksidente me pasoja fatale për turistët. 

Një kambanë alarmi kur sezoni turistik ka nisur dhe drejt bregdetit çdo ditë e më shumë do të ketë dyndje pushuesish. 

Për çudi policia nuk ndërhyn. 

Denoncimi
Shengjini- plot motorra uji midis pushuesve!
Narkopolicia ben sehir!
Lexoni mesazhin dhe shihni fotot e qytetarit dixhital:
“Pershendetje Zoti Sali Berisha jam nga qyteti Struges edhe kam erdhur me pushime ne Shengjin por ket vit qenka nje problem shum i madh me keta motorrat e ujit sepse ne jemi familje e madhe edhe kemi problem femijet ti len vet sepse motorrat e ujit jan shum problem i madh ne zonat e populluara . Keta motorrat e ujit i kan djemt e komandantit te kufirit shengjin edhe nuk i pengon njeri ju lutem si mund ta zgjidhim ket problem se me te vertet jemi merzitur shum po rrim ne stres te madh.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco