Haxhiu: Dialogu me Serbinë nuk është jetik

Haxhiu: Dialogu me Serbinë nuk është jetik

18:57, 13/06/2022

Për Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dialogu me Serbinë nuk është çështje jetike.

Sipas saj, krahas negociatave, qeveria jonë është e përkushtuar që të punojë në drejtësi dhe në çështje tjera ekonomike, dhe se nuk mund ta thotë ndonjë afat kohor se kur mund të përmbyllet marrëveshja përfundimtare, duke e pasur parasysh, siç tha, që kemi të bëjmë më një shtet që vazhdimisht i vendos pengesa Republikës së Kosovës.

“Nuk mund të vazhdojmë me proceset e negociatave ku i është thënë PO secilës kërkese të Serbisë. Ndonëse po ta dëgjosh opozitën flasin të kundërtën se çka po them unë, megjithatë ne konsiderojmë që nuk duhet t’i vendosim afate vetes se kur ne jemi të interesuar”.

“Ne e kemi vullnetin që të angazhohemi në këtë drejtim, ndonëse nuk mendojmë që kjo është jetike, sepse krahas negociatave që po zhvillohen ashtu siç po zhvillohen, ne jemi të përkushtuar që të punojmë në drejtësi, në çështje tjera ekonomike.

“Unë nuk konsideroj që nuk mund të themi se Kosova nuk mundet pa marrëveshjen me Serbinë, domethënë nuk mund të themi sepse nuk është ashtu”, deklaroi ministrja për Klan Kosova.

Ajo po ashtu shtoi se nuk e konsideron që është prioriteti numër një marrëveshja përfundimtare me Serbinë – duke e pasur parasysh edhe faktin, siç tha, se kemi të bëjmë me një shtet që i vendos pengesa Republikës së Kosovës dhe që mbetet i vetmi që ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë!

“Janë të rëndësishme, nuk po dua të them që nuk janë të rëndësishme, por nuk mund të themi që Kosova nuk mund të bëjë pa Serbinë, sepse mundet. Ne jemi të hapur, por nuk është e lehtë kur po bëhet fjalë për një shtet që është i vetmi që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, që ka apetite ndaj Republikës së Kosovës dhe pengesat që ia bën Republikës së Kosovës, që s’i njeh krimet që i ka bërë, që nuk i dorëzon kriminelët”.

“Pra nuk është e lehtë, po bëhet fjalë për një shtet të tillë, dhe nuk mund të flas me vite apo mandate se kur mund të përmbyllet marrëveshja përfundimtare me Serbinë”, përfundoi Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco